“Buxheti i Shtetit për Arsimin dhe Shërbimet për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri” ishte konsultimit publik që organizoi Koalicioni për Arisimin e Fëmijëve, CRCA-Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve. Në prani të Zv.Ministres së Arsimit Nora Malaj dhe përfaqësuese të ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, u parashtuan disa nga kërkesat e grupeve të interesit në vijmësi të diskutimeve të projektbuxheteve për vitin 2017.

Gjatë këtij konsultimi ALO 116 paraqiti propozime konkrete për qeverinë me qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe eleminimin e formave të dhunës në institucionet e arsimit dhe edukimit.

Drejtoresha ekzekutive e Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri-ALO 116 Znj.Belioza Çoku tha se këto rekomandime janë reflektuar dhe nga Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve në Gjenevë.

“Komiteti i Rekomandon shtetit palë që të bashkëpunojë me “ALO 116” duke siguruar mbështetje financiare dhe teknike. Shteti duhet të njoh dhe të pranojë linjat e ndihmës si një burim infomacioni dhe të dhënash për politikat dhe legjislacionin e të fëmijëve.

Gjithashtu gjatë fjalës se saj Znj. Çoku I kërkoi qeverisë përfshirjen në projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm mbështetjen financiare të shërbimeve të emergjencës si janë “ALO 116” dhe shellterat në nivele rajonale.

Financimi i rritjes së gamës së shërbimeve mbështetëse për fëmijë me një rol të qartë të Shërbimit Social Shtetëror ishte një tjetër rekomandim që propozoi ALO 116 gjatë këtij konsultimi.