Në data 14-16 Nëntor 2016 në Bangkok po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Linjave Ndërkombëtare të Këshillimit për Fëmijë (CHI).  Kjo mbledhje ofron një mundesi të mirë për të reflektuar mbi rolin që kanë luajtur Linjat e Këshillimit për Fëmijë në të gjithë botën në përmirësimin e shërbimeve për mbrotjen e fëmijëve. Përfaqësuesit e linjave anëtare të CHI-së gjatë këtyre punimve po shqyrtojnë qasjet e ardhshme që Linjat e Këshillimit për Fëmijë të mundësojnë ofrimin e një shërbimi dhe mbështetjë jetike për fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë botën.

Gjatë punimeve të ditës së parë dy anëtarë të Bordit të Fëmijëve dhe të Rinjve të ALO 116 u zgjodhën anetare te Bordit Keshillimor të të Rinjve te Linjes Nderkombetare të Femijeve (CHI). Dita e dytë e punimeve të Asamblesë do të jetë e fokusuar tek bashkepunimi me industrine e telekomunikimit si një partner I rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për fëmijët.

ALO 116 është anëtare me të drejta të plota e rrjtetit të Linjave Ndërkombëtare të Këshillimit për Fëmijë që nga viti 2012 dhe gjatë këtyre viteve është konsideruar si një partner strategjik në Europen Juglindore për të gjitha linjat anëtare të këtij rrjeti.