Tiranë, 11 Korrik 2017- ALO 116: Linja Kombëtare e Telefonit për Femijët në Shqipëri, njoftoi se ka emëruar drejtorin e saj të ri ekzekutiv, pas konsultimeve të anëtarevë të Bordit të Drejtorëve.

Në mbledhjen e fundit, Bordi i Drejtorëve të ALO 116, zgjodhi Z. Mirgit Vataj, në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv, duke zëvendësuar në këtë pozicion, Znj. Belioza Çoku, që ishte në këtë pozicion drejtues prej themelimit të ALO-s në vitin 2009. Znj. Çoku largohet për të marrë përsipër një përgjegjësi të re në karrierën e saj.

Z. Vataj, ka një eksperiencë prej 9-vitesh në fushën e mbrojtjes së femijëve, duke u bërë pjesë e shumë iniciativave të rëndësishëme në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në vend. Që prej krijimit të ALO 116, Z. Vataj ka kontribuar si staf pranë këtij shërbimi dhe që nga viti 2013 ai mbante postin e Menaxherit të Përgjithshëm të ALO 116. Emërimi i tij është një shprehje e besimit nga ana e Bordit për ta vazhduar strategjinë aktuale të menaxhimit ashtu edhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së fëmijeve nga dhuna dhe abuzimi. 

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shëipëri, është shërbimi i vetëm kombëtar i telefonisë për Mbrojtjen e femijëve në momentet më të vështira të jetës së tyre. ALO 116 këshillon femijët nëpërmjet telefonit dhe i referon rastet e tyre pranë shërbimeve të emergjencës dhe sociale. Gjatë 24 orëve, ALO 116 iu përgjigjet të paktën 100 telefonatave të femijëve në ditë, duke dëgjuar dhe dhënë zgjidhje për problemet e tyre. Që prej krijimit të saj, ALO 116 iu është përgjigjur më shumë se 600 mijë telefonatave të femijëve dhe ka zgjidhur me sukses më shumë se 13 mijë raste të të raportuara pranë saj.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Z. Mirgit Vataj
Drejtor Ekzekutiv
ALO 116 Albania
mirgit.vataj@alo116.al