Tiranë, 21 korrik 2017- Ditën e sotme në median e shkruar është njoftuar humbja e një djali 12-vjeçar në rrethin e Durrësit. Denoncimi është bërë nga mamaja e djalit ku ndër të tjera ajo pohon se djali i saj është larguar nga shtëpia prej dy javësh.

Vetëm gjatë vitit 2017 janë më shumë se 10 raste të raportimit të fëmijëve të humbur në Shqipëri. Fatmirësisht në shumicën e rasteve fëmijët janë kthyer në banesat e tyre brënda 24 orëve nga raportimi i tyre si të humbur. 

ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë po e ndjek me shumë vëmëndje këtë rast duke marrë në konsideratë dhe kohën e madhe prej dy javësh në të cilën nuk është raportuar në Polici. Për këtë arsye ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë i bën thirrje Prokurorisë dhe Policisë se rrethit Durrës të intesifikoje hetimet për gjetjen e djaloshit 12-vjeçar duke trajtuar me seriozitet maksimal çdo piste që mund të zbardhe të vërtetën.

Në të njëjtën kohe ALO 116 i bën thirrje dhe opinionit publik dhe të gjithe atyre që kanë informacion për këtë çështje të telefonojne pa pagese pranë numrit 116 000. Ne sigurojmë anonimatin për këdo që do jape informacione të vlefshme për t’a zbardhur këtë rast.