ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë në bashkëpunim me Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri sapo kanë hapur thirrjen për vullnetarë. Vullnetarët do të jenë të angazhur në mënyrë intensive dhe efektive në programet e zyrave tona. Të gjithë profesionistët që kanë mbaruar studimet apo janë në studime nivel master pranë Fakultetit të Shkencave Sociale kyresisht në degët Psikologji dhe Punë Sociale si edhe pranë Fakultetit Juridik janë të mirëpritur të aplikojnë.

KRITERET E PRANIMIT

Vullnetari i cili kërkon të përfitojë eksperiencë dhe të jape kontributin e tij pranë zyrave tona, duhet të përmbushë këto kritere:

a) Të jetë diplomuar ose në proces studimesh nivel master në Fakultetin e Shkencave Sociale, degët Psikologji ose Punë Sociale ose në Fakultetin Juridik;

b) Të jetë i/e gatshëm për të dhënë kontributin e tij gjatë orareve që do caktohen;

c) Të ketë eksperiencë në komunikimin me fëmijët;

d) Të ketë njohuri dhe praktike mësimore mbi çështje të fëmijëve;

e) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve.

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT

a) Një kopje e CV-së

b) Fotokopje të Diplomës ose listës së notave ose vertetim (të skanuara) qe është në proces studimesh master;

c)  Çertifikata ose Referenca të përfituara gjatë trajnimeve apo praktikave të punës;

d) Kërkese për tu angazhuar si vullnetarë pranë ALO 116 dhe Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut;

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 24 Nëntor 2017, ora 14:00. Sigurohuni që dokumentat e kërkuara të dërgohen me email në adresën alo116@alo116.al me subject “Kerkese per tu bere vullnetar/e”.