Njoftim Punësimi – Kërkohen dy ekspertë për trajnimin e stafit të ALO 116 mbi çështjet e te drejtave të femijëve dhe komunikimit me fëmijët dhe adoleshentët target të ALO 116

Pozicioni:      Ekspertë për realizimin e trajnimeve;

Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët

Vendi:           Tiranë, Shqipëri

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri.  Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.

 Përgjegjësitë ekspertit 

  • Konsulenti/ja do të zhvillojë çështjet për të cilat ka rënë dakort në bazë të strukturës së miratuar; 
  • Për përgatitjen e temave konsulenti/ja do të zhfrytëzojë materialet, dokumentat kombëtarë dhe ndërkombëtarë, bazuar në standartet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;     
  • Trajnimi do të përcjellë tek stafi i ALO 116  informacion, materiale ndihmëse dhe teknika që do të lehtësojnë punën për trajtimin dhe referimin e rasteve;
  •  Përmbajtja të jetë në një format funksional për t’u përdorur lehtësisht gjatë punës së punonjësve të ALO 116; 
  • Për të aftësuar punonjësit e ALO 116 për të përdorur profesionalisht njohuritë e ofruara në trajnim  gjatë punës si operatorë këshillues ;

Kualifikimet:

  • Të ketë eksperiencë të gjërë mbi çështjet e te drejtave dhe komunikimit me fëmijëve;
  • Të jetë i familjarizuar me çështjet që lidhen me te drejtat, komunikimin, abuzimin dhe dhunën ndaj fëmijëve;
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë në çështjet që lidhen me të drejat e fëmijëve;
  • I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë strukturën e trajnimeve;
  • Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116-111;

Dokumentacioni i pranimit :

Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen alo116@alo116.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 13 Prill 2018

Bashkangjitur me këtë njoftim gjeni edhe Termat e Referencës për secilin prej tyre.