Tiranë , 6 Nëntor 2017- Ditën e sotme Presidenti i Republikës vizitoi zyrat e ALO 116-Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë. Kjo është vizita e dytë që z. Meta zhvillon pranë zyrave të ALO 116 pas asaj të zhvilluar gjatë vitit 2015 në cilësine e Krytarit të Kuvendit, gjë që tregon rëndësinë që ka ky shërbim në mbrojtje të fëmijëve në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për t’u njohur nga afër me progresin e bërë dhe vështirësite e ndeshura gjatë këtyre viteve. Gjatë bisedes me Drejtorin Ekzekutiv të ALO 116 z. Mirgit Vataj, Presidenti i Republikes z. Meta u interesua për tipologjine dhe volumin e rastevë që raportohen pranë ALO 116 nga vetë fëmijët. 

Është shumë domëthënës fakti që fëmijët telefonojnë pranë ALO 116. Kjo tregon nivelin e besueshmerisë që ka ky shërbim dhe nevojën që ka zëri I fëmijëve për t’u dëgjuar nga nivelet më të larta të institucioneve shqiptare- theksoi gjatë fjalës së tij . Meta.

Në prezantimin e tij Drejtori Ekzekutiv i ALO 116 falenderoi Presidentin e Republikës z. Meta për interesin e vazhdueshem që ka treguar për çështjet e fëmijëve në Shqipëri. Ky interesim forcon rolin e modeleve pozitive të shërbimeve që ofrohen nga organizatat e shoqërisë civile.