Kush jemi Ne

Çfarë është?
Alo 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri është iniciative e përbashkët e zyrës së UNICEF Shqipëri dhe Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA Shqipëri.

Si funksionon?
Alo 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri vendos në qëndër të vëmëndjes fëmijët dhe të rinjtë duke i trajtuar dhe referuar kërkesat e tyre sipas nevojave që ata përcjellin pranë ALO 116. Është në dispozicion të gjithë fëmijëve në të gjitheë vendin, 24 orë në 7 ditë të javës dhe çdo ditë të vitit.

Alo 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri funksionon si një shërbim unik për këshillimin e fëmijëve nëpërmjet telefonit në një qëndër të vetme thirrjesh (Call Center) të vendosur në Tiranë.


Misioni i ALO 116

Misioni i ALO 116

ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim për fëmijët i cili ofron:

  • Këshillim Psikologjik
  • Informacion
  • Referim në shërbimet përkatëse sipas specifikës së rastit

Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në 24, në çdo ditë të javës për të gjithë fëmijët dhe të gjithë adoleshentët në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar; dhe referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë.

Shërbimi përqëndrohet tek fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim përfshin dhe prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat e interesuar për çështje lidhur me dhe për fëmijët.

DEKLARATA E MISIONIT

ALO 116 - Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët është një shërbim publik kombëtar këshillimi dhe referimi për fëmijët në Shqipëri. Ajo komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 – Linja e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri; 116-000 Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur dhe 116-111 Linja Pan-Europiane e Telefonit për Fëmijët.

ALO 116 flet me fëmijët në momentet më të vështira të jetës së tyre. Ne punojmë që të mbrojmë mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave të fëmijëve. Parimet kryesore të punës sonë janë:

  • Ne i përgjigjemi falas çdo telefonate të fëmijëve, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës;
  • Ne këshillojmë dhe informojmë fëmijët për çdo problem që ata kanë;
  • Ne i shërbejmë të gjithë fëmijëve;
  • Ne referojmë çdo rast, që kërkon zgjidhje, pranë shërbimeve publike dhe private të mbrojtjes së fëmijës;
  • Ne luftojmë për të garantuar në punën tonë standardet më të larta dhe më profesionale të ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Ne besojmë se çdo fëmijë dhe i ri, pavarësisht moshës apo aftësisë, gëzon të drejta të barabarta dhe ai është i aftë të identifikojë dhe shprehet për problemet që e shqetësojnë;
  • Ne punojmë që të bëjmë të mundur pjesmarrjen e fëmijëve;
  • Ne jemi ne dispozicion edhe të fëmijëve që nuk kanë telefon, nëpërmjet postës dhe komunikimit me e-mail.