Linja e telefonit për fëmijët e humbur ofron:

  • modelet më të mira në forcimin e ligjeve dhe agjensive të tjera
  • bashkëpunim me agjensitë private dhe publike
  • suport psikokogjik për fëmijët, prindërit ose personat e tjerë që denoncojnë humbjen e fëmijës
  • lobim dhe advokim në nivel institucional
  • shërbim 24 orë/7 nëpërmjet linjës 116-000
  • edukim dhe ndërgjegjsim publik
  • ndjekje rasti nëpërmjet një sistemi të avancuar komunikimi
  • mbështetje për krijimin një sistemi të unifikuar publik për fëmijët e humbur në nivel ndërkombëtar;
  • ngritje kapacitetesh për përmirësimin e shërbimeve për fëmijët në risk;

Si funksionon ALO 116-000

Alo 116-000 do të funksionojë me një qendër thirrjeje (call center) e cila bën shpërndarjen e thirrjeve në 4 kabina gjithashtu në kuadër të të dhënave që vijnë në qendrën e thirrjeve bëhet klasifikimi i telefonatave sipas klasifikimit cilësor. Në këtë klasifikim përfshihen:

  • Lokalizimi fizik i fëmijëve (vendodhja e tyre) duke bashkëpunuar me institucionet dhe organizatat partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Telefonata për këshillim: nëpërmjet të cilave u ofrohet këshillim psikosocial fëmijëve të humbur, rrëmbyer, trafikuar apo fëmijëve që shfaqin tentativa largimi nga shtëpia por gjithashtu edhe prindërve dhe të afërmve të tjerë të fëmijëve të humbur, rrëmbyer, trafikuar apo fëmijëve që janë larguar nga shtëpia.
  • Telefonata për informacion: Fëmijët telefonojnë për tu informuar mbi shërbimet që ofron ALO 116-000, ku mund të kërkojnë informacion për pasojat e vendimeve për tu larguar nga shtëpia në momentet kur fëmijët shfaqin tendenca për braktisje të shtëpisë, informacion për institucionet e ndihmës së shpejtë (polici, ambulancë, zjarrfikës).
  • Informacion për prindërit se si të sillen me fëmijët në momentet kur ata vërejnë se fëmijët shfaqin sjellje për tu larguar nga shtëpia apo për prindërit të cilët ndjehen të rrezikuar për mirëqënien fizike të fëmijeve të tyre;
  • Informacion për çdo profesionist që punon me/për fëmijët;
  • Referim në institucionet përgjegjëse;

Cilët duhet të jenë partnerët tanë:

  • Shërbimet e urgjencës
  • Ministria e Brendshme
  • Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
  • Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve
  • Policia e shtetit
  • Gjyqësori
  • Ambasadat e vendosura në Tiranë
  • Interpoli
  • Masmedia
  • Kompanitë celulare
  • Agjensitë private të komunikimeve elektronike
  • Organizatat Ndëkombëtare dhe lokale