Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët.  Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur. ALO 116 111 mbështetet nga zyra e UNICEF-Shqipëri dhe nga Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ( CRCA Shqipëri). ALO 116 111 mbështet dhe nga kompanite celulare: AMC, VODAFONE, EAGLE MOBILE, PLUS DHE AKEP.

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse. ALO 116 si një shërbim i ri dhe unik në të gjithë Shqipëri synon ngritjen e standarteve dhe procedurave të duhuar në funksioan të një shërbimi cilësor për fëmijët.

Filozofia jonë është të përfshijmë fëmijët në referimin e nevojave dhe problematikave që ata i shqetësojnë dhe t’i ndërgjegjësojmë ata për të drejtat e tyre.  Shërbimet e linjës synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet avokatësisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

Vlerësimi dhe marrja në konsideratë e zërit të fëmijëve nëpërmjet ndërgjegjësimit të të gjithë partnerëve qendrorë dhe lokalë që punojnë me/për fëmijët, është moto e punës së ALO 116.

ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.  Linja e Këshillimit për Fëmijët është një vend, ku e drejtat e çdo fëmije për t’u dëgjuar, për tu shprehur, për tu informuar dhe për të informuar mbi situatën e tij/saj respektohet dhe ai/ajo merr shërbimin e duhur, të ofruar nga një staf i kualifikuar.

Shërbimi përqëndrohet tek fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim përfshin dhe prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat e interesuar për çështje lidhur me dhe për fëmijët.

Misioni i ALO 116 është tu gjendet pranë fëmijëve në momentet e tyre më të vështira, duke mbrojtur dhe avancuar kauzën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ne punojmë që të mbrojmë mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave të fëmijëve.

Parimet kryesore të punës sonë janë:

  • Ne i përgjigjemi çdo telefonate 24 orë në 7 ditë të javës;
  • Ne i shërbejmë fëmijëve dhe të rinjëve në nivel kombëtar;
  • Ne ofrojmë këshillim dhe ndihmë për çdo fëmijë;
  • Ne ofrojmë sandartet më të mira të shërbimit për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Ne referojmë çdo rast, që kërkon zgjidhje, pranë shërbimeve publike dhe private të mbrojtjes së fëmijës;
  • Ne luftojmë për të garantuar në punën tonë standardet më të larta dhe më profesionale të ofrimit të shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Ne besojmë se çdo fëmijë dhe i ri, pavarësisht moshës apo aftësisë, gëzon të drejta të barabarta dhe ai është i aftë të identifikojë  dhe shprehet për problemet që e shqetësojnë;
  • Ne punojmë që të bëjmë të mundur pjesmarrjen e fëmijëve;
  • Ne jemi të aksesueshëm për fëmijët dhe të rinjtë edhe në forma të tjera alternative, si nëpërmjet internetit apo shërbimeve postare;

ALO 116 111 në mënyrë të përditshme:

Shërbimi ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin telefonatat e femijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre; informojnë në lidhje me temat të cilat fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar; dhe referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë

ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim për fëmijët i cili ofron:

  • Këshillim Psikologjik;
  • Informacion
  • Referim në shërbimet përkatëse sipas specifikës së rastit

Qëllimi

Qëllimi kryesor i ALO 116 111 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve duke:

Objektivat kryesorë të Linjës së ALO 116 111 janë:

  • Përmirësuar  sistemin e mbrojtjes së Fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes të një sistemi efektiv për fëmijët që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje;
  • Marrë  në  konsideratë  zërin  e  vetë  fëmijëve  nëpërmjet  ndërgjegjësimti  të  gjithë  partnerëve sociale;
  • Lehtësuar fëmijët  në  nevojë  dhe  duke u përgjigjur   ndaj  nevojave  të  tyre,  duke  vënë  në  funksionim shërbime të kooordinuara.

Shërbimet që ALO 116 111 ka ofruar gjatë viteve janë:

  1. Informimi i fëmijëve të rinjëve, prindërve apo personave të tjerë që punojnë për fëmijët, rreth shërbimeve që ofron linja;
  2. Psiko-edukim mbi tematika të tilla si duhani, droga , sëmundjet seksualisht të trasmentueshme dhe karateristikave që ndjekin fazat e zhvillimit psiko-social dhe fizik tek fëmijët;
  3. Trajtim dhe ndërhyrje e menjëhershme për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik;
  4. Mbështetje emocionale për fëmijët dhe adoleshentët në gjëndje krize;
  5. Ofrimi i këshillimit profesional me telefonon dhe referimi I rasteve në shërbimet sociale që ofrojnë në Shqipëri, sipas nevojave të fëmijëve;
  6. Bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat private për të mundësuar ofrimin e ndihmës së nevojshme fëmijëve dhe familjeve;