Të dashur miq të ALO 116,

ALO 116- Linja e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim 24 orë/7 ditë të javës, i dedikuar për të gjithë fëmijët në Shqipëri që ofron këshillim, referim të rasteve dhe informim për fëmijë dhe prindër. ALO 116 është një nga linjat e këshillimit më të reja në Europë. Vazhdimësia e saj dhe e shërbimit që ofron Linja varen nga bashkëpunimi dhe kontributi i anëtarëve të ndryshëm të shoqërisë.

Në Dhjetor 2011, UNICEF na ndihmoi që të prodhojmë një sërë produktesh kancelarie dhe për përdorim personal për shitje me logon e ALO 116, nën moton "Unë mbështes ALO 116". Qëllimi i shitjes së tyre është mbështetja e vazhdimësisë së shërbimit të ALO 116. Shitja e këtyre objekteve bëhet përkundrejt dokumentacionit të rregullt. Të gjitha të ardhurat nga shitja shkojnë për të siguruar vazhdimësinë  dhe qëndrueshmërin e shërbimit të ALO 116.

ALO 116 gjatë ktyre viteve ka pasur bashkëpunim të sukesshëm me të gjithë akotrët kryesor që e kanë mbështetur dhe ky  shëmbull për të gjithë se si të përfshihen në zërin e përgjegjshmërisë sociale, në ndihmë të kauzave që i përgjigjen interesit publik dhe veçanërisht atij të fëmijëve në Shqipëri.

Lista e sendeve në shitje është: stilolapsa të thjeshtë, stilolapsa për fëmijë, hapëse zarfash, orë tavoline, çanta pëlhure për pazar, kalema, bllok shënimesh i ricikluar, axhenda, filxhan i madh, kapela, çanta shpine për fëmijë, varëse çelësash dhe çadra shiu.

Për nevoja kancelarie per zyrën tuaj, konferenca, trainime apo projektet tuaja, ne do I’u luteshim që të merrnit në konsideratë edhe blerjen e materialeve të kancelarisë me logon “Unë mbështes ALO 116”.

Synimi kryesor i kësaj sipërmarrje sociale është ndërgjegjësimi i publikut për tё ndihmuar njё numёr më të madh fёmijёsh nga e gjithё Shqipёria, tё cilёt nё momentet e tyre mё tё vёshtira kanё mundur tё marrin pёrgjigje pёr probleme tё vёshtira, apo tё kёrkojnё ndihmё nё rastet kur kanё qenё tё keqtrajtuar, abuzuar apo kёrcёnuar, tё gjejnё mbrojtjen qё u ka munguar nё mjedisin e tyre tё pёrditshёm, tё informohen pёr fazat e tyre tё zhvillimit etj.

Kjo do të ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për ALO 116 dhe shërbimin që ne ofrojmë për fëmijët anembanë Shqipërisë. Pagesat mund te bëhen në cash, bankë dhe kartë krediti (Visa / American Express) pranë zyrës tonë në adresën e mëposhtme:

Rr. Perlat Rrexhepi, Pallati “ANA”. Kati 7, H. 18, Tirana / Albania

Rezearta Gjalpi
Menaxhere e përgjithshme
Tel / Fax: + 355 4 2265741    Celular: 0672075332