ALO 116 000 - LINJA KOMBETARE PER FEMIJET E HUMBUR NE SHQIPERI

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA dhe ALO 116 janë anëtare me të drejta të plota të Rrjetit Global për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar që nga muaji tetor 2010. Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e humbur dhe të Shfrytëzuar (ICMEC), një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse që mbron fëmijët nga shfrytëzimi dhe trafikimi, CRCA Shqipëri dhe ALO 116- Linja Kombëtare  e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri,organizuan  workshopin e Rrjetit Global të Fëmijëve të Humbur (GMCN), që u zhvillua me  9 Nëntor 2010, në Tiranë. Qëllimi i workshopit ishte promovimi i shkëmbimit të informacionit dhe të koordinojë përpjekjet për të mbrojtur fëmijët nga humbja, rrëmbimi apo edhe trafikimi si dhe të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit publik rreth fëmijëve të humbur dhe të shfrytëzuar. Workshopi u fokusuat në këto çështje:

  • Diskutimi rreth kordinimit të përpjekjeve për të mbrojtur fëmijët në gjithë Shqipërinë;
  • Prezantimi i faqes zyrtare të web-it të rrjetit global të fëmijëve të humbur, i cili është vendosur në dispozicion të policisë dhe ALO 116 për rregjistrimin dhe gjetjen e fëmijëve të humbur;

Diskutimi mbi forcimin e mëtejshëm të çështjeve të fushës

Rreth ICMEC (International Center for Missing and Exploited Children)

ICMEC u krijua në vitin 1997 nga qendra nacionale USA për fëmijët e humbur dhe të shfrytëzuar, ky synimi i saj është një lëvizje globale për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi seksual dhe trafikimi. 

Çfarë bën ICMEC:

  • Përdor resurset globale për të gjetur fëmijët e humbur dhe parandalimin e shfrytëzimit 
  • Promovon krijimin e qendrave operacionale në gjithë botën të bazuara në modelet partnership publik-privat
  • Ndërimi I rrjeteve internacionale për të shpërndarë imazhet dhe informacionet në lidhje me fëmijët e humbur dhe të shfrytëzuar
  • Sigurimi I trajnimit për zbatimin dhe forcimin e ligjit nga aktor si prokuror, gjykatës, profesionistët ligjor, OJQ dhe zyrtarë të qeverisë
  • Advokimi dhe propozimi për ndryshimet  ligjore,  traktatet, dhe sistemet për mbrojtjen e fëmijëve në mbarë botën
  • Drejtimi I një kualicioni global financiar për të zhdukur pornografinë komerciale të fëmijëve nga interneti
  • Kryerjen e konferencave ndërkombëtare nga ekspertë të fushës për ndërtimin e vetëdijes dhe për të inkurajuar dhe rritur bashkëpunimin dhe koperimin midis vendeve. 

Sot ICMEC siguron suport, trajnim dhe ekspertizë për qeveritë, përforcimin e ligjt, politikave, industrisë, shoqërisë civile dhe gjithë globin me të vetmin qëllim: ta bëjm botën një vend më të sigurt për gjithë fëmijët.

Global missing children network është një rrjet që përbëhet nga faqe zyrtare interneti që ushqehen me një bazë të dhënash qendrore gjuhësore me informacione dhe fotografi të fëmijëve të humbur. Kjo faqe përmban zëra si:

  • Skeda personale e detajuar
  • Poster ( fotografia e fëmijës së humbur)
  • A mund të na ndihmosh të gjejmë këtë fëmijë?

Në bazë të bashkëpunimit ndërmjet CRCA Shqipëri, ALO 116 dhe ICMEC, CRCA dhe ALO 116 u pajisën me çertifikatën për hedhjen e të dhënave në websiten zyrtar të missingkids.com si dhe kjo faqe mund të aksesoshet në gjuhën shqipe nëpërmjet adresës al.missingkids.com.

ALO 116 000-Linja e telefonit për fëmijët e humbur ofron:

  • modelet më të mira në forcimin e ligjeve dhe agjensive të tjera
  • raportim online të rasteve të humbjes së fëmijeve
  • bashkëpunim me agjensitë private dhe publike
  • suport psikokogjik për fëmijët, prindërit ose personat e tjerë që denoncojnë humbjen e fëmijës
  • lobim dhe advokim në nivel institucional
  • shërbim 24 orë/7 nëpërmjet linjës 116-000
  • edukim dhe ndërgjegjsim publik
  • ndjekje rasti nëpërmjet një sistemi të avancuar komunikimi
  • mbështetje për krijimin një sistemi të unifikuar publik për fëmijët e humbur në nivel ndërkombëtar;
  • ngritje kapacitetesh për përmirësimin e shërbimeve për fëmijët në risk;