Gjatë 13 viteve të fundit përparimi i vendit ka qenë i madh dhe kjo është reflektuar në përmirësimin e përgjithshëm të ekonomisë, jetën e njerëzve dhe proceset politike.. Interneti është një shërbim i ri në Shqipëri. Megjithatë, gjatë viteve të fundit përdorimi i internetit është rritur në mënyrë dramatike.

Fëmijët dhe adoleshentët sot:

Fëmijët dhe adoleshtetët  kanë një kulturë në të drejten e tyre ndryshe nga e kaluara. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata.

Fëmijët dhe adoleshentët janë të ekspozuar ndaj fushatave promocionale për përdorimin e internetit si kurrë më parë, me materiale të shtypura,fushata reklamuese, internet dhe ne tv.

Zhvillimi i përgjithshëm emocional dhe seksual i fëmijeve mund të preket nga imazhet e idhujve të tyre që përdoren për spote promocionale në internet ku në të shumtën e rasteve janë imazhe provokuese.

Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të drejtë të komunikojë dhe gjithashtu të ketë argëtim. Në anën tjetër, ata kanë të drejtë të marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion,  për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv.

Fëmijët kanë një përgjegjësi për mënyrën se si ata përdorin internetin. Keqpërdorimi, neglizhlizhimi apo pakujdesshmëria, në të cilën ata nuk marrin parasysh standardet themelore të sigurisë, mund të shkaktojë pasoja në jetën e tyre të cilat ata mund ti shmangin.

Të gjithë fëmijët janë përgjegjës për të respektuar dhe zbatuar të drejtat e të tjerëve. Nuk duhet të përdorin kërcënime, ngacmime apo fyerje ndaj përdoruesve të tjerë. Fëmijët përdorues të internetit nuk duhet tënxisin përmbajtje e cila degradon, poshtëron apo denigron të tjerët.


Rrjetet sociale

Më shumë se 65 milion njerëz janë përdorues aktiv të rrjeteve sociale në celular(fëmijë adoleshentë të rritur).

Ky shërbim prej dy vitesh ofrohet edhe në Shqipëri dhe eshtë lehtësisht i aksesueshem nga të gjithë(fëmijë adoleshente dhe të rritur).

Fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri (sipas Alo 116) krenohen me faktin se kanë më shumë miq se shokët e tyre, pranojnë ftojnë miq edhe persona të cilët nuk i njohin.

Imazhet e tyre dhe të dhënat që përdoren në rrjete sociale nga fëmijët dhe adoleshentët mund të bëhën të aksesueshme shumë lehtësisht nga dikush tjeter.


Cfarë raportojnë fëmijët pranë Alo 116

  • Fëmijët raportojnë pranë Alo 116 se shumicën e kohës që kalojnë në internet janë të pashoqëruar nga prindërit (fëmijët gjithshtu tregojnë që prindërit nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe nuk ju qëndrojnë pranë fëmijeve).
  • Fëmijët për tu aksesuar në internet për shkak të pamundësive ekonomike frekuentojnë qëndrat e internetit kryesisht në zonat e vogla urbane.
  • Kryesisht fëmijët që frekuentojnë qendrat e internetit tregojnë që kanë akses të plotë ne cdo faqe (madje ndonjehërë kur ndodhen ne këto ambjente nën shoqërinë edhe te ndonje të rrituri ata kërkojnë faqe ku mund të shikojnë materiale pornografike).
  • Fëmijët  raportojnë që kur frekuentojnë këto ambjente të rriturit tymosin duhan apo dhe hashash
  • Shpesh herë fëmijët tregojnë se një pjesë të mirë të kohës në internet e kalojnë në rrjete sociale (facebook, youtube).
  • Fëmijët dhe adoleshentët grupmoshës 10-17 vjec raportojnë se janë lojtarë të mirë të pokerit ne facebook dhe kanë dëshirë që ta provojnë njehere një lojë të vertetë pokeri.
  • Fëmijët janë ankuar edhe për postimet pornografike që shokët ju kanë bërë në formë shakaje në profilin e tyre( video foto apo foto të montuara ).
  • Fëmijët ankohen pranë Alo 116 që përsona të panjohur dhe të rritur iu dërgojnë ftesa për tu bërë shokë.
  • Fëmijët kanë raportuar se edhe janë kërcënuar nga persona të panjohur nëpërmjet sms në facebook.
  • Kohët e fundit është rritur numri i grupeve te Hip-hop-it në Shqipëri dhe fëmijët shprehen se degjojne shumë këtë muzikë e cila në të shumtën e rasteve është e pacensuruar me tekste vulgare dhe banale dhe gjendet shumë kollaj në youtube ku subjekti kryesor i teksteve të tyre janë dhuna dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit ku shpesh adoleshentet mundohen ti marrin si modele sjelljeje.
  • Gjithashtu fëmijët raportojnë se e përdorim internetin edhe për tu informuar për rezultatet e ndeshjeve të futbollit kryesisht përdorin faqet e basteve sportive duke qënë se ata shprehen se luajnë skedina.
  • Gjithashtu fëmijët navigojnë edhe ne faqet e parashikimit të ndeshjeve për të luajtur skedina dhe tregojnë që nuk e kanë fare të vështirë të vendosin baste pasi askush nuk i ndalon.
  • Pervec fakteve të mësiperme ata ankohen se persona të tjera kanë perodorur te dhënat e tyre( mosha, foto, emer mbiemer, adrese shkolle) per te hapur një faqe të paautorizuar pasi janë larguar nga një qëndër interneti.

Këshilla

  • Mos i’u përgjigj asnjë mesazhi apo email kërcënues apo fyes;
  • Ruaj çdo detaj të email-eve ose sms-ve që të vijnë;
  • Mos jep asnjë informacion personal si emër, adresë, numër telefoni etj;
  • Blloko dhe raporto adresat nga vijnë mesazhet dhe tekstet kërcënuese;
  • Mos reago ndaj mesazheve që ju kanë ardhur;
  • Mos u përgjigj numrave që ti nuk i njeh ose atyre të panjohur;
  • Ndrysho  adresat dhe numrin e telefonit.

Fëmijët që aplikojnë Cyberbulling

  • Shumë prej fëmijëve raportojnë se rrahin dhe kërcënojnë të tjerët dhe në pamje të parë kjo i bën të fortë, por fakti që janë gjithmonë të etiketuar dhe kritikuar kjo i bën të ndihen keq;
  • ALO 116 i informon këta fëmijë me të drejtat dhe detyrimet që ata kanë;
  • ALO 116, i mbështet këta fëmijë me qëllimin për të minimizuar ngarkesat negative të tyre;
  • ALO 116 zgjeron rrjetin mbështetës për këta fëmijë;
  • ALO 116, ofron alternativa ndihmëse për përmirësimin e metodave të komunikimit sipas grup moshave që raportojnë nevojat e tyre.