NJIHU ME RREGULLAT.... 

Në shoqërinë e sotme shumë të zënë, shumë fëmijë kujdesen vetë për veten e tyre para ose pas shkollës dhe në raste të tjera gjatë ditës dhe gjatë gjithë vitit. Psikologët rekomandojnë që fëmijët mund të lihen vetëm ne shtëpi për periudha të shkurtra kohe pa kujdesin e të rriturve në klasën e 4-te ose 5-te për aq kohë sa fëmija është i sigurt vetëm në shtëpi. Shumë familje megjithatë përballen me situata në të cilat ata duhet të lënë fëmijët e tyre vetëm, për periudha të gjata kohore apo në moshë edhe më të vogël. Sipas Qëndrës Kombëtare Amerikane të Informacionit dhe Asistencës Teknike për Fëmijët shumica e shteteve nuk kanë rregullore apo ligje qe specifikojne moshën në të cilën një fëmijë konsiderohet mjaftueshem i rritur për të qëndruar vetem në shtëpi.

Ka disa pika të rëndësishme që familjet duhet ti marrin parasysh përpara se të lejojnë që fëmijët e tyre të qëndrojnë vetëm. Prindërit dhe kujdestarët duhet të vlerësojnë çdo fëmije. A gezon ai ose ajo (femije) personalitet, vetëbesim dhe aftësi gjykimi ta pranojnë këtë pergjegjesi? A do te jete kjo pervoje pozitive dhe a do te ndihmoje femijen per ndërtimin dhe rritjen e vetimazhit ose a do te ndikoje kjo eksperiencë për rritjen e ankthit tek fëmijët që kanë frikë të qëndrojnë vetëm? Duke patur një diskutim ndërmjet të gjithë pjestarëve te familjes për një marrëveshje rreth mënyrës se si fëmija do qëndrojë vetem, është një fillim i mirë.

Rregullat e shtëpisë, pritshmëritë e çdo anëtari të familjes, si dhe rutina e përditshme duhet të përcaktohet. Në fund të ditës, prindërit dhe kujdestarët mund të përdorin përvojën që të ketë takime të rregullta të familjes për të ndihmuar dhe siguruar që marrëveshja është ende duke funksionuar dhe për të identifikuar ndryshimet e nevojshme. Me poshte janë disa hapa që familja juaj mund të ndërmarrë për të siguruar një eksperiencë pozitive për fëmijët kur janë vetëm në shtëpi. 

Para se të lejoni fëmijën tuaj të qëndrojë vetëm në shtëpi, ju duhet të ...

  • Përcaktoni nëse ka burime në komunitetit ose organizata që ofrojnë kujdes apo mbështetje për fëmijët që janë në shtëpi vetëm.
  • Pyesni fëmijën tuaj se si ai ose ajo mendon për të qendruar vetëm. A ndihet fëmija juaj i frikësuar të qëndrojë vetëm apo a kanë pjekurinë dhe iniciativën për të marrë këtë përgjegjësi?
  • Vendosni nëse ju mendoni që fëmija juaj është në gjendje të ndjekë drejtimet dhe zgjidhjen e problemeve të tij ose të saj.
  • Përcaktoni se sa kohë fëmija juaj do të jetë vetëm, se si ju do të arrini apo në një tjetër i rritur i besuar do të jenë në rast të një emergjence, si dhe nivelin e sigurisë në lagjen tuaj. Agjensitë e zbatimit të ligjit mund të jetë në gjendje të ofrojnë informacion dhe shërbim në rast emergjence. 
  • Përcaktoni rregullat specifike që fëmija juaj duhet të ndjekë kur është vetëm dhe jepini udhezime te vecanta atyre se si duhet të ju kontaktojë ne cdo kohë gjithashtu duhet të informoni fëmijët se si duhet të veprojnë në momentet kur nuk mund të ju kontaktojnë shpejt.
  • Krijoni situata praktikë për fëmijën tuaj duke treguar mënyren se si ai ose ajo duhet të përballet kur është vetëm në shtëpi duke përfshirë veprimet që duhet të bënjnë nëse rrjeti telefonik ose energjia elektrike shkëputet.

Nëse ju keni vendosur të lini fëmijën tuaj të qëndrojë vetëm në shtëpi sigurohuni që ai ose ajo e di.......

  • Emrin e plotë të tij apo saj, adresën dhe numrin e telefonit;
  • Emrin tuaj të plotë, emrin e saktë te vendeve ku ju mund të jeni kur nuk ndodheni në shtëpi, dhe të gjitha mënyrat e kontaktit të cilat mund të përdoren për tu lidhur me ju;
  • Mënyrat e përshtatshme për të kërkuar ndihmë në rast emergjence duke kontaktuar Linjat Telefonike të Shërbimeve Emergjente ALO 116,126,127,128,129;

Shpjegoini fëmijës tuaj se si duhet të reagojnë në momentet kur dikush përpiqet ti rrëmbeje

  • Mësojini fëmijët të reagojnë duke bërtitur më zë të lartë për të tërhequr vëmëndjen me fjali si " Ky person po përpiqet të më rrembejë", "Ky person nuk është babai/mamaja ime";
  • Udhëzojë fëmijën tuaj për të bërë çdo përpjekje për të shpëtuar duke ecur, vrapuar, bërtitur, shkelmuar,duke tërhequr vëmendjen e njerëzve rreth e rrotull dhe të fqinjëve;
  • Mësojeni fëmijën tuaj se në rast se ai/ajo ndiqet nga një i panjohur të largohet drejt një vëndi të sigurtë sa më shpejt të jetë e mundur. Këshillojeni fëmijën tuaj që të iu tregojë ju ose një tjetër personi te besuar i rritur apo të afërmri se çfarë ka ndodhur;

Këshilla të rëndësishme të sigurisë përfshijnë...

  • Kurrë mos ecni ose luani vetëm. Sigurohuni që fëmija juaj e di që gjithmonë të qëndrojnë në zonat e ndriçuara mirë dhe nuk duhet të shkojë në vende të izoluara.; 
  • Gjithmonë mesojeni fëmijën se duhet të lajmërojë një të rritur të afërm apo të njohur në rast së vë re ndonjë dritare të thyer ose ndonjë gjë që nuk i duket normale në ambjentet e shtëpisë;
  • Gjithmonë mbyll derën pas hyrjes dhe sigurohuni që shtëpia është e sigurtë;
  • Evidentoni mënyrat se si fëmija kthehet në shtëpi vetëm duke diskutuar me të dhe
  • hartoni një plan veprimi bashkarisht;
  • Interesohuni për aktivitetet shkollore dhe jasht shkollore për të ndërtuar një plan rezerve për kohën qe ai vonohet;
  • Hartoni një listë miqsh apo të të afërmve të cilët mund të vizitojnë familjen tuaj shpesh në mënyrë që fëmjët ti njohin ata edhe kur ata ju vizitojnë edhe kur ju nuk jeni në shtëpi;
  • Gjithmonë qëndroni vigjilent për emergjenca të tilla si një rrjedhje gazi apo rënie zjarri situata që do kërkonin që fëmija të largohej nga shtëpia;

Si një prind apo kujdestar ju duhet të...

  • Hartoni një orar të përditshem detyrave të shtëpisë, punët e përditshme, dhe aktivitetet që fëmija juaj duhet të ndjekë;
  • Mbani një listë të ngushtë telefoni ku të përfshihen numrat e shërbimeve për fëmijë, të zbatimit të ligjit, zjarrfikësit, shërbimit të ambulancës, mjekut të familjes dhe një të rritur të besuar që është në dispozicion në rast të një emergjence;
  • Hartoni udhëzime me shkrim çfarë duhet të bëni në rast zjarri, dhe se si të dale nga shtëpia në qoftë se ka një emergjencë e vërtetë;
  • Hartoni udhëzime rreth aktiviteteve specifike të tilla si të shikuarit televizion, përdorimin e kompjuterit, përdorimin e lojrave apo pajisje celulare dhe frekuentimin e miqve në shtëpi kur ju nuk jeni atje;
  • Siguroheni që në shtëpinë tuaj keni një kuti të ndihmës së shpejte dhe mësojeni fëmijën tuaj se si duhet ta përdorë në rast se lëndohet;
  • Diskutoni me fëmijën rreth ngjarjeve të ditës. Krijoni atmosferen e përshtatshme që fëmija të diskutojë me ju për cdo gje, për gjërat që e bëjnë të ndjehet keq, në rast se ka qënë i rrezikuar gjatë aktiviteteve të përditshme, i trishtuar, i mërzitur, i inatosur; 

Si prindërit mund të mbajnë fëmijët të sigurtë kur bëjnë shopping dhe frekuentojnë evenimentet publike

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të vëmëndshëm gjatë frekuentimit të festave publike apo qëndrave të mëdha tregtare bashkë me fëmijët. Prindërit duhet të flasin me fëmijët rreth sigurisë përpara se të frekuentojnë një qendër tregtare ose të frekuentojnë evenimentet e mëdha publike gjatë këtij sezonit të festave të fundvitit. Qëndrat tregtare, sheshet dhe ambjentet publike mbipopullohen nga njerëzit duke shkaktuar konfuzion dhe frike. Ne rast se ndodh dicka e papritur, prinderit dhe fëmijët duhet të kene një plan për të vepruar. Për fat të keq shumë të rritur dhe fëmijë nuk e dinë se çfarë të bëjnë nëse ata humbasin njëri-tjetrin në një vend publik ose janë duke u ballafaquar me situata të tjera të të pasigurta. Kjo është arsyeja që ALO 116 sjell disa këshilla se si të veprojmë për të shmangur panikun dhe rreziqet e mundshme.

GJITHMONE 

  • Mbani pranë fëmijët gjatë gjithë kohës ndërsa bëni shopping.
  • Shoqërojini dhe mbikëqyrni fëmijët në objektet publike duke përfshirë edhe banjot publike.
  • Bëni një plan paraprak me fëmijën, caktoni një poster apo fotografi lehtësisht të dallueshëm për fëmijën edhe ju në vendin në të cilin ndodheni që ti drejtoheni menjëhere në rast së ndaheni nga njëri-tjetri.
  • Mësojini fëmijët të kërkojë për njerëzit që mund ta ndihmojnë, të tillë si një shitës me uniformë, oficerët e sigurisë apo nënë me fëmijë.
  • Kujtojini fëmijës t ëqëndrojë pranë zonës ku jeni ndarë dhe të mos lëvizë nga vendi. 

ASNJEHERE 

  • Mos e vishni fëmijën me veshje që tregon emrat e tyre të parë apo të fundit, duke nxitur vëmendjen e njerëzve të padëshirueshm në kërkim të një mundësi për të filluar një bisedë me fëmijën tuaj.
  • Mos i dërgoni fëmijët në dyqane me lodra apo objekte publike pa mbikëqyrjen e personelit të dyqanit.
  • Mos dilni me fëmijën per të ndjekur nje eveniment publik apo për të bërë shopping në rastse e ndjeni veten të hutuar.
  • Mos i lini fëmijet vetëm në dyqane edhe kur kanë dëshire të bëjnë dhurata surprizë për miqtë apo anëtarët e familjes.
  • Mos dilni nga shtëpia pa u njohur përpara me gjendjen fizike të fëmijës tuaj në rast se ai është i lodhur, ndjehet i përgjumur apo eshte i sëmure dhe pastaj merr vendimin për të bërë pazar në një qëndër të madhe apo për të frekuentuar një event publik bashkë me fëmijën.