Koalicioni për Arsimin organizon për të 16-in vit rradhazi Javën Globale të Veprimit për Arsimin në Shqipëri!

22 Prill 2018– Për të 16 vitin rradhazi, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, hapi sot Javën Globale të Veprimit për Arsimin, e cila kërkon të sjellë në vëmendje të politikbërësve pëgjegjësitë e marra gjatë firmosjes së Axhendës sëObjektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm (SGD).

Nën moton “ Jep llogari për zbatimin e SDG 4! Mbaj Premtimet!”ACE do të fokusohet gjatë kësaj jave në: Detyrimin e shtetit për të ndërtuar sisteme demokratike dhe qeverisjeje, përmes rritjes së financimit, për të siguruar një arsimim publik cilësor dhe gjithëpërfshirëspër çdo fëmijë dhe të ri në Shqipëri.

Këtë vit, në përputhje me moton e Javës Globale të Arsimit, ne synojmë të intensifikojmë mobilizimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile për të bërë qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare që të japin llogari për përmbushjen e axhendës së plotë të SDG4, duke i kërkuar qeverisë që të "Mbaj Premtimet", sidomos në drejtim të financimit të arsimit publik parauniversitar.

Nga data 22-28 Prill 2018, përgjatë Javës Globale të Arsimit, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, do të zhvillojë një seri aktivitetesh për të sjellë në vëmendje të Qeverisë, politikanëve, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe medias, disa prej problematikave më kryesore që mbart arsimi parauniversitar në Shqipëri:

  • Buxheti kombëtar vazhdon të jetë tepër i ultë për arsimin parauniversitar;
  • Mbi 100 mijë fëmijëtë varfër nuk arrijnë të ndjekin rregullisht shkollën;
  • 28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike;
  • 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare për të siguruar mbijetesën e tyre;
  • 20% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri, duke u përballur me vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë të jetesës;
  • Vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë mëngjesin gjatë 5 ditëve të javës;
  • 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk ndjekin dot arsimin e detyrueshëm.

Disa prej aktiviteteve që do të organizohen nga Koalicioni për Arsimin përgjatë Javës Globale të Veprimit për Arsimin janë si më poshtë:

1. Prezantimi i Studimit: Financimi i Arsimit Publik Parauniversitar në Shqipëri 2008-2018!

Për të parën herë realizohet një studim, i cili mundëson krijimin e një tabloje të plotë rreth  nivelit të financimit të arsimit parauniversitar publik në 10 vitet e fundit dhe ndikimit që niveli i financimit luan në garantimin e një arsimi publik, pa pagesë cilësor dhe gjithëpërfshirës.

2. Seancë Dëgjimore me Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informmimit Publik për të diskutuar mbi:

  • Buxhetin e Arsimit për vitin 2019, si dhe atë afatmesëm 2019-2021.
  • Sfidat e realizimit të nismës “ Shkolla Qendër Komunitare”.
  • Mbrojta e fëmijëve nga dhuna dhe bulizmi në shkollë. 

3. Orë të hapura informuese me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës mbi Koalcionin për Arsimin në Shqipëri dhe rëndësinë e organizimit të Javës Globale të Arsimit në Shqipëri.

4. Takim i hapur konsultues me nxënës të shkollave të mesme në qytetin e Shkodrës, mbi problematikat e tyre në shkollë.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Linda Pino,

Koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri

E-mail: linda.pino@crca.al