Tiranë 21 Tetor2016- Ditën e sotme ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit zhvilloi një takim consultative me kompanitë celulare dhe kompanise më të madhe fikse në vend.

Qëllimi I këtij takimi ishte prezantimi  i nismave të reja të ALO 116 në kuadër të ofrimit të shërbimeve të reja inovative për mbrojtjen e femijëve.

Takimin e hapi Menaxheri i Përgjithshëm i ALO 116 z.Mirgit Vataj i cili bëri një panorame të punës së zhvilluar nga ALO 116 gjatë 7-viteve të ofrimit të shërbimeve për femijët në Shqipëri. Z.Vataj gjithashtu vuri theksin tek qasja e re që duhet të fokusohet bashkëpunimi ndërmjet ALO 116 dhe Industrisë së Komunikimit me qëllim krijimin e një sistemi të integruar të mbrojtjes së femijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi në internet. 

Përfaqësusesit e kompanive shprehen gadishmerine e tyre për mbështetjen e ALO 116 duke kontribuar në krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë dhe më të përshtatshëm për mirëqnien e fëmijëve në Shqipëri.

Bashkëpunimi i ALO 116 me Industrinë e Komunikimit është një praktike e suksesshme e përgjëgjshmerise sociale. Kompanitë Albtelecom, Eagle Mobile, Telecom Albania, PLUS dhe Vodafone Albania mbështesin ALO 116 që nga viti 2009 duke krijuar mundësinë që fëmijët te telefonojnë pranë numrave 1116 111 dhe 116 000 pa pagesë 24/7 çdo ditë të javës.