Tiranë, 14 nëntor 2016- Gjatë ditës së sotme ALO 116 në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kanë zhvilluar takimin konsultues për aplikacionin telefonik #unëmbrojfëmijët.

Për të realizuar një aplikacion të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm ALO 116, me mbështetjen e UNICEF dhe ASHMDF zhvilloi sot një takim konsultues me institucionet publike me qëllim shqyrtimin e parametrave teknik dhe viziv për ta bërë aplikacionin lehtësisht të përdorshësh. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e institucioneve rekomanduan disa ndryshime të cilat do të shtojnë opsionet e përdorimit të aplikacionit.

Që nga fillimi I muajit Mars 2016, ALO 116 i është bashkuar Planit Kombëtar të Mobilizimit #unëmbrojfëmijët i iniciuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrotjtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Në mbështetje të këtij plan mobilizimi dhe në kuadër të iniciativave të ALO 116 për ofrimin e shërbimeve inovatore në bashkëpunim me ASHMDF dhe zyrën e UNICEF në Shqipëri është ndërtuar edhe aplikacioni online “#unëmbrojfëmijët”, i cili vjen si një mjet i ri ndërgjegjësues dhe raportues në ndihmë të prindërve, mësuesve, profesionistëve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijeve.