Tiranë 21 Nëntor 2016- Ditën e sotme ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve-ASHMDF zhvilluan workshopin e radhës “Internet i Sigurtë për Fëmijët në Shqipëri: ‘Mbrojtja online në kuadër të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve’.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Njësitë për Mbrotjtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Organizata të Shqoërisë Civile dhe përfaqësues të Institucioneve Shtetërore. Në fjalën e saj, Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëvë Znj.Ina Verzivolli vlerësoi organizim e workshop-it të ndermarre nga ALO 116 dhe ASHMDF, i cili synon forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve duke marrë angazhimin për t’u përballur edhe me sfidat e reja për mbrotjen e fëmijëve. Me qëllim plotësimin e angazhimit për të mbrojtur fëmijët gjatë lundrimit në internet ASHMDF ka bashkëpunuar me ALO 116 për të krijuar një document informues i cili do të orientojë profesionistët se si t’i përgjigjen sfidave të reja të mbrojtjes së fëmijëve gjatë aktivitetit online.

Që nga viti 2009, ALO 116 e ka konsideruar internetin e sigurtë si një çështje shumë të rëndësishme për mbrojtjen dhe mirëqënien e fëmijëve. Për këtë arsye stafi i ALO 116 është trajnuar për t’u përballuar dhe trajtuar raste që kanë të bëjnë me sigurinë online të fëmijëve. Misioni kryesor i ALO 116 në lidhje me internetin e sigurtë është të fuqizojë fëmijët dhe të rinjtë që të përdorin internetin dhe komunikimin teknologjik pozitivisht dhe në mënyrë të sigurtë. Gjithashtu ALO 116 është e fokusuar në ndërtimin e mekanizmave dhe platformave që mbrojnë fëmijët nga abuzimi online-theksoi gjatë fjalës së saj Drejtoresha Ekzekutive e ALO 116 Znj. Belioza Coku.

Ky aktiviteti u zhvillua në kuadër të rritjes së përpjekjeve për të ofruar shërbime për fëmijë të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve online si dhe në vazhdimësi të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkepunimit ndërmjet ALO 116 dhe Agjencise Shtetërore per Mbrojtjen e Femijëve.