Tiranë, 2 Maj 2019- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët ALO 116, përgjatë periudhës Maj 2019 - Prill 2020 do të zbatojë projektin “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve.

Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi i të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimor të sigurt.

Ky projekt me në qendër forcimin e sistemit aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës do të implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Për më tepër informacion www.alo116.al/  e-mail : alo116@alo116.al