Pozicioni: Supervizor në ALO 116 (me dy turne)
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri.  Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.

Profili i Supervizorit:

  • Përgatisë dhe monitorojë planet e punës për operatorët këshillues;
  • Të ndjekë dhe monitorojë rastet kur referohen në institucione qeveritare dhe joqeveritare; 
  • Të lehtësojë dhe rishikojë përformancën e operatorëve në punën e përditshme;
  • Të përgatisë raportin statistikor mujor me të dhënat e ALO 116 dhe analizën e tyre;
  • Të mbështetesë dhe monitorojë hap pas hapi i punën e operatorëve në përputhje me planin e aktiviteteve të parashikuara në projekt dhe me dinamikën e rasteve;

Kriteret e pranimit: Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e Supervizorit duhet të përmbushë këto kritere:

a) Të jetë diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, degët: Psikologji ( I licensuar nga Urdhëri I Psikologut) ose Punë Sociale;
b) Të jetë i/e gatshëm për të punuar me dy turne;
c) Të ketë të paktën 3 vite punë dhe eksperiencë në këshillim;
ç) Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es, ose të paktën një punëdhënës dhe një pedagog përgjegjës përgjatë studimeve;
d) Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze
e) Të ketë experiencë pune apo praktike mësimore me fëmijët;

f) Të ketë njohuri të mira në analizimin cilësor dhe sasior të të dhënave;
f) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve.

Dokumentacioni i pranimit (Sigurohuni që këto dokumenta të dergohen
elektronikisht):

a.    Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i ALO 116 Shqipëri. Këte forme e gjeni bashkangjitur ketij emaili;
b.    Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave;
c.    CV;
d.    Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo
supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 15 Janar 2020, ora 12:00. Aplikimet bëhen vetëm elektronikisht tek adresa e emailit alo116@alo116.al me subjekt: “Aplikim për Punësim si Supervizor pranë ALO 116”, si dhe emrin dhe mbiemrin e aplikantit. Formulari i Aplikimit bashke me dokumentat e tjerë te kerkuara ne këtë thirrje duhet të dergohen vetem në rruge elektronike në adresen e mësiperme.

Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. ALO 116 është punëdhënës që garanton mundësi punësimi të barabarta për të gjithë.

Për më shumë informacion na vizitoni ne faqen tone te internetit www.alo116.al

ALO 116
Albanian National Child Helpline
Mail Address: Kutia Postare 1738, Tirana / Albania Office Address: Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane
Office phone: + 35542265741 www.alo116.al;