Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 në Shqipëri po kërkon një Ekspert për përgatitjen e Raportit Vjetor të Alo 116. Në 11 vite eksperiencë, ALO 116 proçedon me një praktikë ku bëhet i mundur publikimi i raporteve vjetore. Këto raporte janë një pasqyrim real i situatave të të drejtave të fëmijëve bazuar në raportimet nga fëmijët. Raporti Vjetor do të masë ndikimin e shërbimeve që ALO 116 - ta siguron për fëmijët në rang kombëtar. Raporti Vjetor i ALO 116 është një mekanizëm i rëndësishëm që shërben për advokimin dhe përmirësimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

ALO 116 ofron ndihmë dhe mbështje për të gjithë fëmijët. Këshilluesit e ALO 116 - tës dëgjojnë në mënyrë aktive fëmijët që shprehin shqetësimet e tyre, dhe shërbejnë si një urë lidhëse me burimet e tjera në mbështetje të fëmijëve dhe ofrojnë asistim në rastet emergjente kur është e nevojshme.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është më 17 Janar 2020, ora 14:00. Aplikimet duhet të dërgohen me postë elektronike në adresën e mëposhtme:

Për pyetje apo paqartësi mund të shkruani në adresën e mëposhtme të e – mailit: alo116@alo116.al

2. Përshkrimi i projektit.

Linja e Këshillimit për Fëmijë është në një pozicion unik për të mbledhur të dhëna të sakta përsa i  përket shqetësimeve dhe çështjeve me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë. ALO 116 mbledh të dhëna bazuar në kontaktet telefonike. Për shkak se linja ALO 116 është e lehtë për t'u aksesuar, fëmijët shpesh janë më të prirur të diskutojnë problemet me këshilluesit sesa me shërbime të tjera (jo më pak të rëndësishme), duke e bërë këtë linjë një burim të rëndësishëm ku këta të fundit mund të ndajnë informacione jetësore të fshehta, që zakonisht nuk mund t’i diskutojnë  me prindërit, bashkëmoshatarët ose edukatorët. Linja e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 mund të përdorë të dhënat e përgjithshme që mbledh nga telefonata, për të treguar abuzimin dhe dhunën dhe për të matur ashpërsinë e saj, për të identifikuar boshllëqet në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe për të identifikuar nevojat për ndjekjen e rastit. Këto të dhëna u sigurojnë palëve të interesuara relevante me mjete reale për advokim dhe politikëbërje, duke e bërë këtë linjë të përshtatshme në mënyrë ideale për të shërbyer si një mekanizëm raportimi për çështjet e të drejtave të fëmijëve.

 Në përvojën e saj 11 vjeçare, ALO 116 ka ndërtuar një praktikë ku publikon raporte vjetore. Këto raporte janë një pasqyrim real i situatës së të drejtave të fëmijëve bazuar në raportimin e fëmijëve. Gjithashtu këto raporte kanë një ndikim në ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët publik dhe privat. Këto raporte do të matin ndikimin e shërbimeve që ALO 116 u ofron fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Raporti Vjetor i ALO 116 është një mjet i rëndësishëm për të mbrojtur dhe për të përmirësuar të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

3. Rezultati i pritshëm.

Rezultati i pritshëm i këshillimit është dorëzimi i një raporti gjithëpërfshirës të ALO 116.

4. Përgjegjësitë e ekspertit.

Eksperti duhet të:

  • Njihet me protokollin dhe databazën e mbledhjes së të dhënave të ALO 116 (klasifikimet dhe shifrat e mbledhura gjatë viteve); Të rishikojë raportet e mëparshme të përgatitura dhe publikuar  nga ALO 116;
  • Bashkëveprojë me aktorë të ndryshëm (përdoruesit e mundshëm të raportit) për të identifikuar nevojat për analizën dhe raportimin e të dhënave;
  • Përgatisë dhe konsultohet me UNICEF dhe ALO 116 për strukturën / skicën e raportit, duke identifikuar fushat /kategoritë kryesore të analizës dhe prezantimit të të dhënave sasiore dhe cilësore;
  • Hartojë një raport gjithëpërfshirës analitik dhe të përfshijë feedback e marra nga UNICEF dhe ALO 116;
  • Zhvillojë një listë të rekomandimeve për riorganizimin / hartimin e mundshëm të bazës së të dhënave/ protokollin e  të dhënave të  ALO 116;

5. Përgjegjësitë e ALO 116.

  • Sigurimi i  logjistikës së nevojshme për procesin e përgatitjes së raportit;
  • Vënia në dispozicion të këshilluesit protokollin e plotë të mbledhjes së të dhënave, database (kodin për të siguruar konfidencialitetin), dhe të gjitha raportet e tjera dhe dokumentacionin përkatës;
  • Të mbështes organizimin e takimeve të operatoret këshillues dhe me aktorë të ndryshëm (të identifikuar në konsultim me UNICEF);
  • Të sigurojë një pagesë për ekspertin bazuar në kontratën e tij me ALO 116;

6. Edukimi.

  • Përvojë e gjërë në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve;
  • Përvojë pune e mëparshme me statistikat;
  • Njohuri të shkëlqyera të anglishtes së shkruar dhe të folur;
  • Aftësi analitike dhe konceptuale për kombinimin (informacion sasior dhe cilësor) dhe vizualizimin e të dhënave;

7. Çfarë duhet të paraqisni?

  • Një letër e cila konfirmon interesimin dhe disponueshmërinë;
  • Një kopje e CV-së duke përfshirë përvojën e kaluar në detyra të ngjashme;
  • Propozimin financiar që specifikon tarifën totale ditore në Lek Shqiptare për detyrat që do të kryeni për këtë pozicion ;

8. Afati.

Të 10 - ta ditët e punës do të shtrihen përgjatë periudhës nje-mujore

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 17 Janar 2020, 0ra 14:00.

Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën e mëposhtme:  alo116@alo116.al;