LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR FËMIJËT  ALO 116

Titulli i projektit

ViolEnd ( Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve)

Pozicioni:

Trainer per implementimin e 2 sesioneve trainuese me punonjësit psiko-social në qytetin e Tiranës

Kohëzgjatja

Tetor - Nëntor 2019

BACKGROUND

ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.

Alo 116111, është shpallur fituese për zbatimin e projektit “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Shqipëria, në vitet e fundit, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të vendosur shtyllat themelore në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve u përforcua gjatë 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit.

Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve. Çdo fëmijë meriton të jetë i sigurt në shkollë, në mënyrë që të mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre, besimin dhe rrisin rezultatet e të nxënit në shkollë.

Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve. .

Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi I të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimot të sigurt.

Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

Si pjesë e këtij projekti, ALO 116 kërkon të kontraktojë 1 (një) trainer i cili do të zhvillojë 2 (dy) sesione trainimesh me punonjësit e shërbimit psiko-social në qytetin e Tiranës, me fokus njohjen me aspektet ligjore kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi në mjediset shkollore si edhe menaxhim, trajtim dhe referim të rasteve.

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Trainimi synon të forcojë kapacitetet e psikologëve të qytetit të Tiranës që ofrojnë këtë shërbim në shkollat publike të arsimit parauniversitar publik për të mundësuar parandalimin, identifikimin, menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës, ndaj fëmijëve.

Për të ralizuar këtë qëllim, trainimi I cili do të zhvillohet në 2 sesione, do të mundësojë paisjen me njohuri rreth:

  • Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve, specifikisht “Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” si edhe VKM për zbatimin me efektivitet të Ligjit dhe përgjegjësitë e secilit aktor që rrjedhin nga ky ligj, “Kodi i Drejtësisë Penale për Fëmijë”.
  • Njohja me mekanizmat në nivel qendror dhe lokal në funksion të bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin, menaxhimin dhe raportimin e rasteve;
  • Hartimi i protokollit të menaxhimit, trajtimit, referimit të rasteve dhe mbledhja e të dhënave.

FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

  • Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna, bulizmi dhe abuzimi në mjediset e shkollës;
  • Njohuri rreth menaxhimit, trajtimit, referimit të rasteve

KËRKESAT DHE PËRGJEGJËSITË E EKSPERITI

Eksperti i kontraktuar për këtë pozicion do të punojë në kontakt me Koordinatorin e projektit do të ndërmarrë këto përgjegjësi:

  • Do të hartojë manualin e trainimit në përputhje me qëllimet e këtij trainimi;
  • Do të zhvillojë sesionet e trainimeve brenda afateve të rëna dakort dhe sipas planit të punës;
  • Do të marrë feedback nga aktorët e përfshirë në trainim duke reflektuar nevojat dhe kërkesat e tyre
  • Do të raportojë dhe hartojë dokument përmbledhës rreth zhvillimit  të trainimeve

SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE AFATET E PROPOZUARA

Përgatitja e modulit për sesionet e trainimit

 11 Tetor 2019

Zhvillimi I trainimit dhe dorëzimi I raportit final

15 Nëntor 2019

KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave juridike, sociale, shkenca të aplikuara, trajnimit dhe formimit në edukim;
  • Të ketë 5 vite eksperiencë në zhvillimin e trainimeve dhe ofrimin e asistencës teknike;
  • Të zotërojë çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve, aspekteve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe trajtimin e tyre;
  • Shqipëri; njohje te Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” dhe VKM-ve
  • përcjellëse; “Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit”
  • Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për funksionimin ndërsektorial për
  • menaxhimin e rastit;
  • Njohuri shumë të mira rreth menaxhimit të rastit dhe supervizimit;
  •  Njohuri shumë të mira të Agjendës Kombëtare Për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020;
  • Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të raporteve;
  • I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
  • Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116 ;
  • Ka ide inovatore;
  • Përvojë  pune në grup;

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërojnë CV e tyre, një letër interesi, metodologjinë dhe ofertën financiare për zhvillimin e trainimit nëpërmjet postës elektronike në adresën: alo116@alo116.al

Në subjektin e email duhet të shkruhet: “  Zhvillim trainimi për punonjësit e shërbimit psiko-social në qytetin e Tiranës” për Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë -ALO 116” për projektin ViolEnd

Afati I dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 11 Tetor 2019, ora 17:00

Zgjedhja e personit do të bazohet në: se sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në termat e referencës.