LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR FËMIJËT  ALO 116

Titulli i projektit

ViolEnd ( Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve)

Pozicioni:

Ekspert për hartimin e protokolleve të punës për mbrojtjen e fëmijeve nga dhuna në shkollë

Kohëzgjatja

Shkurt-Prill 2020

BACKGROUND

ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.

Alo 116111, është shpallur fituese për zbatimin e projektit “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Shqipëria, në vitet e fundit, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të vendosur shtyllat themelore në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve u përforcua gjatë 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit.

Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve. Çdo fëmijë meriton të jetë i sigurt në shkollë, në mënyrë që të mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre, besimin dhe rrisin rezultatet e të nxënit në shkollë.

Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve. .

Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi I të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimor të sigurt.

Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

Si pjesë e këtij projekti, ALO 116 kërkon të kontraktojë 1 (një) ekspert I cili do të hartojë protokollet e punës të personave që janë në kontakt me fëmijët me fokus parandalimin, identifikimin, raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës dhe bulizmit ndaj fëmijëve në institucionet arsimore, bazuar në ligjin “Për të Drjetat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, akteve të tij nën ligjore, dhe praktikave më të mira në rang botëror.

QËLLIMET E SHËRBIMIT

Hartimi i Protokolleve të Punës synojnë t’u vijnë në ndihmë çdo personi që punon dhe është në kontakt me fëmijët në shkollë, me fokus të veçantë mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe bulizmi në institucionet arsimore.

Këto protokolle do të hartohen për t’u adresuar këtyre target grupeve:

  • Drejtuesve të institucioneve arsimore (Kopshte dhe shkolla të arsimit parauniversitar);
  • Mësuesve,
  • Punonjësve të shërbimit psiko-social,
  • Oficerit të sigurisë
  • si edhe sanitareve dhe rojeve të institucioneve arsimore

Për të ralizuar këtë qëllim, Eksperti duhet të mbështetet në:  

  • Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve, specifikisht “Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” si edhe VKM për zbatimin me efektivitet të Ligjit dhe përgjegjësitë e secilit aktor që rrjedhin nga ky ligj, “Kodi i Drejtësisë Penale për Fëmijë”.
  • Njohja me mekanizmat në nivel qendror dhe lokal në funksion të bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin, menaxhimin dhe raportimin e rasteve;

FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

  • Njohuri rreth kornizës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
  • Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna, bulizmi dhe abuzimi në mjediset e shkollës;
  • Njohuri rreth menaxhimit, trajtimit, referimit të rasteve

KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave juridike, sociale, shkenca të aplikuara, dhe formimit në edukim;
  • Të zotërojë çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve, aspekteve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe trajtimin e tyre; njohje te Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” dhe VKM-ve përcjellëse; “Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit”
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në zhvillimin e trainimeve dhe ofrimin e asistencës teknike, preferohen të jenë ekspertë të liçensuar;
  • Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për funksionimin ndërsektorial për menaxhimin e rastit;
  • Njohuri shumë të mira rreth menaxhimit të rastit dhe supervizimit;
  • Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të raporteve;
  • I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
  • Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116 ;
  • Ka ide inovatore;

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërojnë CV e tyre, një letër interesi, metodologjinë dhe ofertën financiare për zhvillimin e trainimit nëpërmjet postës elektronike në adresën: alo116@alo116.al

Në subjektin e email duhet të shkruhet: “ Ekspert për hartimin e protokolleve të punës për Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë -ALO 116” për projektin ViolEnd

Afati I dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 29 Shkurt 2020, ora 17:00

Zgjedhja e personit do të bazohet në: se sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në termat e referencës.