Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një shërbim i rëndësishëm për fëmijët në Shqipëri. Linja Kombëtare për Fëmijët është në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, por ajo përqëndrohet gjithashtu në fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët në situatë rruge, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim nuk përjashton as prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat që punojnë me fëmijët dhe personat e interesuar për informacione/këshilla për fëmijët.

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë së informacionit, ka sjellë për ALO 116 risi dhe sfida të reja. Nëpërmjet risive teknologjike ALO 116 është bërë gjithnjë e më shumë e aksesueshme nga fëmijët, prindërit dhe grupet e tjera të interesuara. Në kuadër të iniciativave të ALO 116 për ofrimin e shërbimeve inovatore po planifikohet me mbështetjen e zyrës së UNICEF në Shqipëri krijimi i një platforme raportimi online, e cila vjen si një mjet i ri raportues në ndihmë të fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe profesionistëve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijeve. Për të realizuar një pltaforme të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm ALO 116, me mbështetjen e UNICEF do të kontraktojë një ekspert apo kompani të liçensuar që do të bëjë të mundur krijimin dhe modelimin e platformes.

Qëllimi kryesor:

Kontraktori pritet të krijojë strukturën bazë të platformës si ndërfaqe e faqes kryesore www.alo116.al duke studiuar dhe analizuar paraprakisht qëllimin për të cilin kjo platform po ngrihet. Platforma do të shërbejë si burim raportimi por edhe informimi dhe udhëzimi për fëmijët, prindërit, mësuesit dhe të gjithë profesionistëve për çështje që kanë të bëjnë me dhunën dhe abuzimin ndaj fëmijëve.

Çështje të rëndësishme mbi platformën

 

  • Platforma do të jetë i aksesueshme nga fëmijët, prindërit, mësuesit dhe gjithë grupet e interesuara për të raportuar dhunën ndaj fëmijeve;
  • Platforma duhet të jetë lehtësisht i përdorueshëm dhe i administrueshëm nga një person i zyrës si administrator, i cili mund të hedhë aty lajme dhe materiale të herëpashershme.
  • Administratori duhet të ketë akses shumë të lehtë në të gjithë rubrikat e platformës si dhe ti modifikojë ato.
  • Platforma duhet të raportojë statistika mbi aksesimin e tij si dhe raportimet e faqeve të pa përshtatshme.
  • Për logon e platformës si dhe aspekte të imazhit duhet koordinuar me personat përgjegjes pranë ALO 116.
  • Kontraktori nuk i kërkohet të zhvillojë përmbajtjen e seksioneve por vetëm strukturën.

 

Kategoritë e sygjeruara për t’u vendosur në aplikacion janë:

 

Rreth nesh – Një përshkrim i shkurtër ALO 116 dhe mbështetësve të saj;

Lajme – Mund të hidhen lehtësisht nga një përdorues në zyrë. Lajmi mund të shoqërohet me fotografi ose video;

Raportime – Seksion, ku të raportohen rastet e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijeve nga fëmijë, prindër, mësues dhe grupe të interesuara.

Si të mbrohemi! – Informacion mbi hapat që një fëmijë duhet të ndërmarrë në situatë emergjence.

Evente - Evente të tilla si shfaqje filmash, reklamash ndërgjegjësuese dhe aktivitet në funksion të ndergjegjësimit

Shërbime – Në këtë kategori dalin nën-kategoritë e mëposhtme:

  • Psikoedukim
  • Informim
  • Argëtim

 

Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:

Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:

  • Ndërtimin e Platformës Kombëtare të Raportimit të Dhunës dhe Abuzimit ndaj Fëmijëve
  • Do të realizojë diskutime paraprake me personat përkatës të stafit ALO 116 për të njohur pritshmëritë mbi platformën që do të ndërtojë;
  • Të konceptualizojë dhe të propozojë të paktën 3 versione të ndryshme të platformës, të cilat më pas do të diskutohen dhe do të përzgjidhet alternativa më e përshtatshme;
  • Të projektojë dhe të zhvillojë teknikisht të gjitha kategoritë që do të vendosen në platformë;
  • Të projektojë platformën në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht, dhe të jetë dinamik për më shumë gjuhë

 

Përgjegjësitë e ALO 116:

 

  • Të sigurojë logjistiken e nevojshme për ndërtimin e platformës
  • Të sigurojë pagesën e kontraktorit bazuar në kontratën midis ALO 116 dhe kontraktorit;

 

Kualifikimet:

 

  • Të ketë eksperiencë të në dizenjimin dhe ndërtimin e platformave;
  • Të këtë eksperiencë në krijimmin dhe mirëmbajtjen e web faqeve;
  • Të ketë njohuri në çështjet e abuzimit dhe shfytëzimit të fëmijëve;
  • I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të mirëorganizojë me efiçencë sesionet e dizenjimit dhe ndërtimit të platformës;
  • Të hartojëplatformën në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht.
  • Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116;

 

Ekspertët ose kompanitë mund të dergojnë CV e tyre dhe ofertën financiare me email ne adresen alo116@alo116.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 9 Prill 2021