TERMA REFERENCE

 

LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR FËMIJËT  ALO 116

Titulli i projektit

ViolEnd ( Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve)

Pozicioni:

Dizenjim broshure rreth mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në shkollë

Kohëzgjatja

17-26  Korrik 2019

 

BACKGROUND

ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.

Alo 116111, po zbaton projektin “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

 

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Shqipëria, në vitet e fundit, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të vendosur shtyllat themelore në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve u përforcua gjatë 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit.

Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve. Çdo fëmijë meriton të jetë i sigurt në shkollë, në mënyrë që të mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre, besimin dhe rrisin rezultatet e të nxënit në shkollë.

Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve. .

Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi I të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimor të sigurt.

Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës

PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

Si pjesë e këtij projekti, ALO 116 do të prodhojë materiale me cilësi të lartë të dizajnuara për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në shkolla. Eksperti i kontraktuar duhet të ketë eksperiencë në dizajnimin e materialeve cilësorë dhe të aksesueshëm

Eksperti I përzgjedhur duhet:

  • Të dizenjojë materiale inovatore që transmetojnë te audienca mesazhe të qarta rreth mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi në shkollë;
  • Të respektojë dhe të pasqyrojë identitetin dhe emërtimin e ALO 116;
  • Të realizojë i një pune me cilësi të lartë me një kosto të mirë;
  • Të punojë në kontakt me Koordinatorin e projektit dhe ALO 116 për projektin ViolEnd;
  • Të fillojë punën menjëherë pas firmosjes së kontratës.

Broshura do të jetë:

  • Informuese: Materiali informativ do të sigurohet nga Koordinatori i ALO 116.
  • Angazhuese: Broshura duhet të kapë vëmendjen e shikuesit dhe t'i lërë ata me një kuptim më të mirë të temës në diskutim dhe për të nxitur ndërmarjen e hapave përkatës.
  • Krijuese: Kreativiteti do të vlerësohet shumë dhe ne parashikojmë që një numër i vogël infographics do të duhet të krijohen për të përfaqësuar disa nga mesazhet.

SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE AFATET E PROPOZUARA

 

Zhvillimi I konceptit të përgjithshëm të broshures në bashkëpunim me Koordinatorin

17 Korrik 2019

Propozimi I 2 opsioneve vizuale te broshures

18-23 Korrik 2019

Të drejtat dhe dorëzimi final I broshures në cilësi të lartë të printueshme në PDF & web, JPG, Vector

26 Korrik 2019

KUALIFIKIMET DHE EKSPERIENCA

  • Të jetë person/kompani e specializuar për të ofruar këtë lloj shërbimi;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë në këtë fushë;
  • Të fillojë punë menjëherë pas firmosjes së kontratës.

KOMPETENCAT BAZË

  • Aftësi për të prodhuar dizajn grafik me cilësi të lartë, relevante dhe kreative
  • Aftësia e provuar për të kuptuar dhe përcjellë mesazhe komplekse
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
  • Vemendje ndaj detajeve

PARAQITJA E OFERTAVE

Të interesuarit duhet të dërgojnë

  • CV të detajuar të ekspertit/kompanisë;
  • Shembuj të punëve të mëparshme;
  • Propozim financiar duke specifikuar buxhetin total të parashikuar në Euro

Afati I dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 10 Korrik 2019, ora 17:00

  • Të gjitha ofertat duhet të paraqiten pranë zyrave të ALO 116 Shqipëri në adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tiranë

Ofertat duhet të jënë të futura në zarf, të mbi të cilin shkruhet: “ Dizenjim broshure rreth mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në shkollë” për Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë -ALO 116” për projektin ViolEnd;

Në subjektin e email duhet të shkruhet: “Dizenjim broshure rreth mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në shkollë” për Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë -ALO 116” për projektin ViolEnd;