Pozicioni: Ekspertë për përmirësimin e Manualit të Praktikave të Mira të ALO 116 111

Kohëzgjatja: Shtator 2020

  1. Informacion i përgjithshëm

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur. ALO 116 111 mbështetet nga zyra e UNICEF Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Tiranë dhe Qarku Tiranë. Telefonatat falas drejt numrave 116 111 dhe 116 000 mundësohen nga: VODAFONE Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse. ALO 116 si një shërbim i ri dhe unik në të gjithë Shqipëri synon ngritjen e standarteve dhe procedurave të duhura në funksion të një shërbimi cilësor për fëmijët.

Filozofia jonë është të përfshijmë fëmijët në referimin e nevojave dhe problematikave që ata i shqetësojnë dhe t’i ndërgjegjësojmë ata për të drejtat e tyre. Shërbimet e linjës synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet avokatësisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

Misioni i ALO 116 është t’iu gjendet pranë fëmijëve në momentet e tyre më të vështira, duke mbrojtur dhe avancuar kauzën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ne punojmë që të mbrojmë mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave të fëmijëve.

  1. Qëllimi kryesor:

Puna e përditshme e ALO 116 111 bazohet në standarte, procedura dhe protokolle strikte të përcaktuara në Manualin e Praktikave të Mira të ALO 116 111. Duke marrë në konsideratë situatën e shkaktuar nga pandemia globale e COVID 19, ALO 116 111 synon të përmirësojë Manualin e Praktikave të Mira për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të fëmijëve dhe stafit.

  1. Përgjegjësitë e konsulentit :
  • Konsulenti/ja do të zhvillojë çështjet për të cilat ka rënë dakort në bazë të strukturës së miratuar;
  • Të përmirësojë manualin e praktikave të mira duke shfrytëzuar materiale, dokumenta kombëtarë dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19;    
  • Të reflektojë në manual informacione, materiale ndihmëse dhe teknika që do të lehtësojnë punën punonjësve të ALO 116 për referimin dhe menaxhimin rasteve gjatë pandemisë së COVID 19;
  • Të përgatisë një seksion të veçantë në lidhje me standartet dhe proçedurat që duhet të ndiqen nga punonjësit për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të monitoruara nga shtëpia;
  • Të përgatisë një format funksional përmbajtje për t’u përdorur lehtësisht gjatë punës së punonjësve të ALO 116;
  1. Përgjegjësitë e ALO 116:
  • Të sigurojë logjistikën e nevojshme për përgatitjen e raportit ;
  • Të sigurojë pagesën e kontraktorit bazuar në kontratën midis ALO 116 dhe kontraktorit;
  1.  Kualifikimet:
  • Të ketë njohuri për legjislacionin, dokumentat, konventat etj, kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Të ketë eksperiencë në hartimin e manualeve, udhëzuesve dhe gudiave në lidhje me respektimin e të drejtave të fëmijëvëe;
  • Të ketë njohuri të thella të sistemit të mbrotjes së fëmijëve në vend;
  • Të jetë i familjarizuar me çështjet që lidhen me abuzimin dhe dhunën ndaj fëmijëve;
  • Minimumi 5 vjet experience pune në çështjet që lidhen me të drejat e fëmijëve;
  • I aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë strukturën e manualit;
  1. Dokumetat që duhet të dorëzohen

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dorëzojnë CV e tyre, një letër interesi dhe ofertën financiare nëpërmjet postës elektronike në adresën: alo116@alo116.al Në subjektin e email duhet të shkruhet: “ Ekspert për përmirësimin e Manualit të Praktive të Mira të ALO 116 111”.

  1. Kohëzgjatja :

Koha e punës për këtë shërbim, është 5 ditë.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 25 Gusht 2020 në adresën e emailit alo116@alo116.al