Termat e Referencës

Pozicioni: Ekspertë për trajnimin e stafit të ALO 116 111

Tipologjia e trajnimeve: Pasojat e pandemisë COVID 19 tek fëmijët; Këshillimi dhe informimi i fëmijëve në situata emergjence; Dhuna ndaj fëmijëve; Abuzimi seksual ndaj fëmijëve; Siguria në internet e fëmijëve; Menaxhimi i konsumimit professional;

Kohëzgjatja: Shtator-Nëntor 2020

  1. Informacion i përgjithshëm

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur. ALO 116 111 mbështetet nga zyra e UNICEF Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Tiranë dhe Qarku Tiranë. Telefonatat falas drejt numrave 116 111 dhe 116 000 mundësohen nga: VODAFONE Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në institucionet përkatëse. ALO 116 111 si një shërbim i ri dhe unik në të gjithë Shqipëri synon ngritjen e standarteve dhe procedurave të duhura në funksion të një shërbimi cilësor për fëmijët.

Filozofia jonë është të përfshijmë fëmijët në referimin e nevojave dhe problematikave që ata i shqetësojnë dhe t’i ndërgjegjësojmë ata për të drejtat e tyre. Shërbimet e linjës synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet avokatësisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

Misioni i ALO 116 111 është t’iu gjendet pranë fëmijëve në momentet e tyre më të vështira, duke mbrojtur dhe avancuar kauzën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ne punojmë që të mbrojmë mirëqenien e fëmijës, nëpërmjet këshillimit me telefon, referimit dhe mbrojtjes pro-aktive të të drejtave të fëmijëve.

  1. Qëllimi kryesor:

ALO 116 111 më mbeshtjen e UNICEF Shqipëri po kërkon një grup ekspertësh të cilët do të zhvillojnë disa sesione trajnimi me stafin e ALO 116 111 me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive problemeve dhe shqetësimeve të fëmijëve në situatë pandemie dhe emergjence.

  1. Përgjegjësitë e konsulentit :
  • Konsulenti/ja do të zhvillojë çështjet për të cilat ka rënë dakort në bazë të strukturës së miratuar;
  • Për përgatitjen e temave konsulenti/ja do të zhfrytëzojë materialet, dokumentat kombëtarë dhe ndërkombëtarë, bazuar në standartet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve gjatë pandemisë COVID 19;     
  • Trajnimi do të përcjellë tek stafi i ALO 116  informacion, materiale ndihmëse dhe teknika që do të lehtësojnë punën për trajtimin dhe referimin e rasteve;
  • Të aftësoje punonjësit e ALO 116 për të përdorur profesionalisht njohuritë e ofruara në trajnim  gjatë punës si operatorë këshillues ;
  • Të zhvillojë pre dhe post test me stafin pjesmarrës në trajnim për të matur nivelin e njohurive të fituara në trajnim;
  1. Përgjegjësitë e ALO 116:
  • Të sigurojë logjistikën e nevojshme për përgatitjen e raportit ;
  • Të sigurojë pagesën e kontraktorit bazuar në kontratën midis ALO 116 dhe kontraktorit;
  1.  Kualifikimet:
  • Të ketë njohuri për legjislacionin, dokumentat, konventat etj, kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Të jetë i/e familjarizuar me çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve dhe trajtimin e tyre;
  • Të ketë eksperiencë si trajner në çështjet aktuale të mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve;
  • Të ketë njohuri të thella të sistemit të mbrotjes së fëmijëve në vend;
  • Jo më pak se 5 vjet eksperiencë në punën e drejtpërdrejtë me fëmijët;
  • I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në strukturën e trajnimit me efiçencë;
  1. Dokumetat që duhet të dorëzohen

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dorëzojnë CV e tyre, një letër interesi dhe ofertën financiare bazuar në ditë pune nëpërmjet postës elektronike në adresën: alo116@alo116.al Në subjektin e email duhet të shkruhet: “ Ekspert për trajnimin e stafit të ALO 116 111”.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 25 Gusht 2020 në adresën e emailit alo116@alo116.al