Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri “ALO 116” është një shërbim I rëndësishëm për fëmijët në Shqipëri. Linja Kombëtare për Fëmijët është në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, por ajo përqëndrohet gjithashtu në fëmijët në nevojë si: fëmijët e dhunuar, abuzuar apo keqtrajtuar, fëmijët në situatë rruge, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët që janë në konflikt me ligjin etj. Ky shërbim nuk përjashton as prindërit, mësuesit, edukatorët apo personat që punojnë me fëmijët dhe personat e interesuar për informacione/këshilla për fëmijët.

Në kuadër të iniciativave të ALO 116 për ofrimin e shërbimeve inovatore po planifikohet me mbështetjen e zyrës së UNICEF në Shqipëri krijimi i një aplikacionit, i cili vjen si një mjet i ri raportues dhe ndërgjegjësues në ndihmë të fëmijëve, prindërve, mësuesve, profesionistëve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijeve. Për të realizuar një aplikacion të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm ALO 116, me mbështetjen e UNICEF do të kontraktojë një ekspert i cili, do të bëjë të mundur krijimin dhe modelimin e aplikacionit.

Çështje të rëndësishme mbi aplikacionin

  • Aplikacioni do të jetë i aksesueshme nga fëmijët, prindërit, mësuesit dhe gjithë grupet e interesuara për mbrojtjen e fëmijëve;
  • Përdoruesit mund të informohen për evente ose lajme të ndryshme me pop-up ose shfaqje në aplikacion si ikonë e re.
  • Aplikacioni duhet të jetë lehtësisht i përdorueshëm nga një person i zyrës si administrator, i cili mund të hedhë aty lajme dhe materiale të herëpashershme. Administratori duhet të ketë akses shumë të lehtë për rubrikat lajme dhe evente.
  • Kontraktori nuk i kërkohet të zhvillojë përmbajtjen e e seksioneve por vetëm strukturën.

Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:

Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:

  • Ndërtimin e aplikacionit telefonik
  • Do të realizojë diskutime paraprake me personat përkatës të stafit ALO 116 për të njohur pritshmëritë mbi aplikacionin telefonik që do të ndërtojë;
  • Të konceptualizojë dhe të propozojë versione të ndryshme të aplikacionit, të cilat më pas do të diskutohen dhe do të përzgjidhet alternativa më e përshtatshme;
  • Aplikacioni duhet të dizenjohen për pltafomat Android dhe IOS;
  • Të projektojë dhe të zhvillojë teknikisht të gjitha kategoritë që do të vendosen në aplikacion;
  • Të zhvillojë një manual përdorimi për aplikacionin në një gjuhë të thjeshtë.
  • Të sigurojë trajnimin e stafit që do të menaxhojë aplikacionin.

 

Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre dhe ofertën financiare me email ne adresen alo116@alo116.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 9 Prill 2021