VIOLEND

PËRGJIGJA E SHKOLLËS PËR T’I THËNË STOP DHUNËS NDAJ FËMIJËVE

Shqipëria, në vitet e fundit, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të vendosur shtyllat themelore në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve u përforcua gjatë 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit.

Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve. Çdo fëmijë meriton të jetë i sigurt në shkollë, në mënyrë që të mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre, besimin dhe rrisin rezultatet e të nxënit në shkollë.

Alo 116111, përgjatë periudhës Maj 2019 - Prill 2020 do të zbatojë projektin “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve. 

Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi I të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimot të sigurt.

Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës.

 

LAJME   FOTOGRAFI