TERMA REFERENCE

LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR FËMIJËT  ALO 116

Titulli i projektit

ViolEnd ( Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve)

Pozicioni:

Trainer per implementimin e 2 sesioneve trainuese me mësuesit në qytetin e Tiranës

Kohëzgjatja

1-23 Dhjetor 2019

BACKGROUND

ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment delikat të jetës së tij/saj.

Alo 116111, është shpallur fituese për zbatimin e projektit “ViolEnd”, e mbështetur nga skema e minigranteve të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des Homes dhe ANTTARC me financim të Bashkimit Europian në Shqipëri.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Shqipëria, në vitet e fundit, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të vendosur shtyllat themelore në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve u përforcua gjatë 2017, me miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit.

Megjithatë, i gjithë sistemi është në fillimet e tij dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht në ofrimin e shërbimeve. Çdo fëmijë meriton të jetë i sigurt në shkollë, në mënyrë që të mund të mësojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre, besimin dhe rrisin rezultatet e të nxënit në shkollë.

Projekti ViolEnd (Përgjigja e shkollës për t’I thënë Stop dhunës ndaj fëmijëve) është e angazhuar për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Ligjin "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" si edhe sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve. .

 

Qëllimi më i lartë i projektit ViolEnd është avancimi I të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për një mjedis arsimot të sigurt.

Gjithashtu, projekti synon të forcojë sistemin aktual të mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimin psiko-social të shkollave të arsimit parauniversitar të qytetit të Tiranës.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

Si pjesë e këtij projekti, ALO 116 kërkon të kontraktojë 1 (një) trainer i cili do të zhvillojë 2 (dy) sesione trainimesh me mësuesit në qytetin e Tiranës, me fokus njohjen me aspektet ligjore kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna si edhe menaxhimi i klasës dhe konflikteve.

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Trainimi synon të forcojë kapacitetet e mësuesve të qytetit të Tiranës në lidhje me legjislacionin aktual në funksion të mbrojtjes së fëmijëve si edhe rritjen e njohurive të tyre rreth një modeli të ri në menaxhimin e klasës.

Për të ralizuar këtë qëllim, trainimi I cili do të zhvillohet në 2 sesione, do të mundësojë paisjen me njohuri rreth:

  • Korniza kryesore legjislative dhe politike rreth mbrojtjes së fëmijëve, specifikisht “Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” si edhe VKM për zbatimin me efektivitet të Ligjit dhe përgjegjësitë e secilit aktor që rrjedhin nga ky ligj,
  • Njohin një model të ri për menaxhhimin e klasës.
  • Njohin më thellë teorinë bihejviorale dhe aplikimin e saj në institucione.
  • Njohin modelet sjellore dhe modifikimin e tyre sipas principeve të kësaj teorie.
  • Evidentojne konfliktet dhe strategjitë e problem zgjidhjes.
  • Planifikojne veprimtari edukative sipas parimit të disiplinës positive.
  • Hartojnë e zbatojnë programe për rritjen e aftësive sociale të nxënësve.
  • Modelojnë ndërhyrje efektive për nxitjen e zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale në përputhje me specifikat e gupmoshave të nxënësve.

FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

  • Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna, bulizmi dhe abuzimi në mjediset e shkollës;
  • Njohuri rreth menaxhimit, trajtimit, referimit të rasteve

KËRKESAT DHE PËRGJEGJËSITË E EKSPERITI

Eksperti i kontraktuar për këtë pozicion do të punojë në kontakt me Koordinatorin e projektit do të ndërmarrë këto përgjegjësi:

  • Do të hartojë manualin e trainimit në përputhje me qëllimet e këtij trainimi;
  • Do të zhvillojë sesionet e trainimeve brenda afateve të rëna dakort dhe sipas planit të punës;
  • Do të marrë feedback nga aktorët e përfshirë në trainim duke reflektuar nevojat dhe kërkesat e tyre
  • Do të raportojë dhe hartojë dokument përmbledhës rreth zhvillimit  të trainimeve

SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE AFATET E PROPOZUARA

Përgatitja e modulit për sesionet e trainimit

 28 Tetor 2019

Zhvillimi I trainimit dhe dorëzimi I raportit final

19-20 Dhjetor 2019

KUALIFIKIMET

  • Të jetë i akredituar nga ASCAP për implmentimin e trainimeve
  • Diplomë universitare në fushën e shkencave juridike, sociale, shkenca të aplikuara, trajnimit dhe formimit në edukim;
  • Të ketë 5 vite eksperiencë në zhvillimin e trainimeve dhe ofrimin e asistencës teknike;
  • Të zotërojë çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve, aspekteve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe trajtimin e tyre;
  • Shqipëri; njohje te Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” dhe VKM-ve
  • përcjellëse;
  • Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për funksionimin ndërsektorial për menaxhimin e rastit;
  • Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të raporteve;
  • I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
  • Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me ALO 116 ;
  • Ka ide inovatore;
  • Përvojë  pune në grup;

PROÇEDURA E APLIKIMIT

Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërojnë CV e tyre, një letër interesi, metodologjinë dhe ofertën financiare për zhvillimin e trainimit nëpërmjet postës elektronike në adresën: alo116@alo116.al

Në subjektin e email duhet të shkruhet: “  Zhvillim trainimi me mësuesit e qytetit të Tiranës” për Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë -ALO 116” për projektin ViolEnd


Afati I dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 19 Tetor 2019, ora 17:00

Zgjedhja e personit do të bazohet në: se sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në termat e referencës.